Prej kohësh, djajtë e kuq janë në kërkim të një takticiani që do ta udhëheqë skuadrën duke filluar prej sezonit të ardhshëm futbollistik. Mes disa emrave të ndryshëm, pjesë e listës vijon të mbetet edhe Luis Enrique. Megjithatë, timonieri i përfaqësueses spanjolle, ka dhënë një përgjigjigje të drejtpërdrejtë kur është pyetur për një çështje të tillë.
“Unë do jem me Spanjën në Botërorin e Katarit dhe më pas do të shohim se ç’do të ndodhë. Si mund të ketë dyshime për një gjë të tillë? E kam thënë edhe disa herë të tjera që synimi im i vetëm është të drejtoj përfaqësuesen dhe asnjë nuk më emocionon më shumë se kjo”, janë fjalët e 51 vjeçarit.
Mirëpo, nga ana tjetër United nuk dorëzohet për Luis Enriquen. Djajtë e Kuq do presin deri në momentin kur trajneri në fjalë të largohet nga përfaqësuesja e Spanjës dhe menjëherë do kërkojnë ta sjellin në krye të pankinës. Derisa kjo të ndodhë, timonieri i ekipit në Old Trafford pritet të jetë ai actual, Ralf Ragnick.