«Luftën» për një vend në Champions League, e përcakton vetëm një pikë!

Sport

UEFA Champions League 752x400
Lufta për një vend në Champions League do të mbetet e hapur në Serie-A. Dueli i fundjavës Lazio-Milan nuk prodhoi fitues, kjo pasi kuqezinjtë e Gattusos u barazuan vetëm në sekondat e fundit nga një gol i Correas. Më herët autogoli i Wallace kishte ndezur shpresën e Milanit për të marrë pikë të plota nga Olimpico, pikë të cilat do ta kishin rkthyer “Djallin” në vendin e katërt. Kjo fundjavë rezultoi e njëjtë për Juventusin, që fitoi pa probleme kundër Spal-it në shtëpi. Ronaldo dhe Mandzukic ishin autorët e golave për një skuadër që vazhdon të mos njohë humbje në kampionat dhe kryeson me 8 pikë. Tetë, pasi Napoli nga ana tjetër nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Chievos në shtëpi.

inter milan vs ac milan 20181020 134047

Rastet ishin të shumta për napolitanët por fati nuk ishte me ta. Nga ky hap i gabuar i skuadrës së Ancelottit përfitoi Interi. Zikaltërit harruan humbjen me Atalantan dhe mundën të fitonin 3-0 ndaj Frosinones. Keita dhe Martinez ishin lojtarët e ndeshjes. Ish-sulmuesi i Lazios dhe Monacos realizoi edhe të tretin për ta ngjitur interin në kuotën e 28 pikëve, 1 më pak se Napoli. Por fundjava pritet të jetë e vështirë, pasi Spalletti dhe të tijët udhëtojnë në Romë, në një stadium ku Eusebio Di Francescos i duhet medoemos fitorja. Verdhekuqtë humbën këtë javë kundër Udineses edhe pse luajtën një volum të madh loje. Shpërdorimi i rasteve nuk qëlloi me të njëjtin rendiment për bardhezinjtë dhe pas kësaj humbje Roma e sheh veten në vendin e 7-të, me 19 pikë, 4 larg Lazios së vendit të katërt dhe 9 më pak se Interi i vendit të tretë.