Lufta ndaj Coronavirus, Real Madrid kthen stadiumin në qendër shëndetësore

Sport

E gjithë bota për momentin është në një luftë të vërtetë ndaj Coronavirus, që për fat të keq po përhapet gjithmonë e më shumë. Italia është vendi më I prekur në botë, ndërsa në ditët e fundit, virusi po merr një përhapje shumë të madhe edhe në Spanjë. Në këto kushte, Real Madrid, së bashku me autoritetet përkatëse në Spanjë kanë vendosur që stadium Santiago Bernabeu të rikthehet në qendër grumbullimi për shërbimet mjekësore, duke bërë kështu më të thjeshtë edhe shpërndarjen e tyre në gjithë qytetin. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në kanalin zyrtar. Ndërkohë, kujtojmë që kampionati spanjoll është ndërprerë në javën e 27-të, teksa renditjen e udhëheq Barcelona me 58 pikë, ndërsa në vendin e dytë ndjek Real Madrid me 56 pikë. Ende nuk dihet si do të shkojë më tej vijueshmëria e sezonit, ndërkohë që deri në fund kanë mbetur edhe 11 javë për t’u luajtur.