LUDEK PERNICA, MBROJTËSI VIKTORIA PLZEN:

Sport

“Kjo është hera e parë për mua që luaj në San Siro, në një stadiuim mjaft të bukur. Sonte, duam ta nisim ndeshjen me shumë pressing dhe të shënojmë një gol. Kemi ende edhe dy ndeshje për të luajtur dhe duam të marrim më të mirën e mundshme prej tyre. Unë besoj se kemi punuar mirë dhe jemi përgatitur sikurse duhet.  Nuk ka diskutim që Interi është një skuadër e kompletuar dhe një gjë të tillë e kanë treguar përgjatë këtij sezoni në Champions League. sidoqoftë ne kemi ardhur këtu për të trerguar se mund të bëjmë mirë edhe në këto nivele. Transfertat nuk janë pika jonë më e fortë, por pas kësaj ndeshje, më pas luajmë 3 takime të njëpasnjëshme në shtëpi, aty ku do kërkojmë të marrim maksimumin.”