“I njoh mirë lojtarët e mi dhe e di se çfarë kërkojnë të arrijnë. Unë pres që ata të marrin ndeshjen nën kontroll, ashtu siç bëjnë në çdo ndeshje, prandaj mund të themi se pritshmëritë e mia sot janë të mëdha. Eintracht ka një skuadër shumë të fortë. Kam vënë re se lojtarët e tyre i kanë të qarta detyrat në fushën e lojës, duke shfaqur një disiplinë të admirueshme. Mendoj se njësoj si ne, edhe ata vijnë me vetbesimin se mund të bëjnë gjërat të mëdha, pasi e kanë treguar se mund t’ja dalin. Mbrëmja e sotme paraqet një ndeshje të madhe për ne, ku nuk duhet të përfshihemi nga emocionet, apo të lejojmë të na rrëmbejë nervozizmi. Duhet të japim më të mirën tonë, si në sulm, edhe në mbrojtje. Është një nga ato takime që mund të shfaqë disa nga problemet tona, por ne jemi të vetdijshëm se mund të përmirësojmë edhe më tej lojën tonë. Kam fatin që të gjithë lojtarët kanë treguar dëshirë e përkushtim për të dhënë kontributin e tyre dhe kjo më jep mundësinë për të provuar shumë zgjidhje gjatë ndeshjes.”