“Sonte luajmë ndeshjen e kualifikimit në stadiumin tonë të tejmbushur. Pas asaj që ndodhi në ndeshjen e parë, e dimë se Ajaksi do përpiqet të reagojë. Për këtë arsye, duhet ta interpretojmë këtë ndeshje si të ishte një finale. Nuk duhet të bëjmë shumë llogari, por duhet të zbresim në fushën e lojës me dëshirën dhe ambicien për të dhënë maksimumin dhe për të fituar. Këtë kemi bërë gjithmonë dhe kjo na ka dërguar drejt rezultateve. Do të ishte shumë e rrezikshme nëse do e ndryshonim formulën tonë. Këtu bëhet fjalë për futbollin europian dhe ritmi i të luajturit është i ndryshëm. Nuk duhet të harrojmë që jemi pjesë e një grupi tepër të komplikuar dhe vështirësia është gjithmonë e shkallës maksimale. Sonte duhet të kemi shumë kujdes, sidomos në minutat e para, sepse kundërshtari mund të na ushtrojë pressing të lartë që prej fillimit të sfidës. Kështu që vëmendja duhet të jetë maksimale dhe nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë.
Rrahmani? Dëmtimi i tij nuk është i njëjtë sikurse ai i Osimhen. Një lëndim i tillë mund t’i ndodhë çdokujt dhe s’ka asnjë dyshim se do jetë një mungesë e rëndësishme për ne. Megjithatë, i gjithë grupi është stërvitur mirë dhe nuk do të kem probleme në përzgjedhjen e formacionit.