Luçiano Spalletti vijon të ndiqet ende nga suksesi në Napolin një sezon më parë. Thënë këtë, 64 vjeçari ka fituar çmimin “Pankina e Artë, që I jepet trajnerit më të mirë në Itali, për kategoritë përkatëse. Në Serie A, çmim ky, I dorëzuar nga Federata Italilane e Futbollit, u fitua pikërisht nga Luçiano Spalletti. Ka qenë pikërisht Presidenti I Federatës, Gabriele Gravina ai që I ka dorëzuar trofeun Spallettit. Kjo është hera e dytë në karrerë, që Spalletti e ka fituar një çmim të tillë, diçka që për herë të parë kishte ndodhur në edicionin 2004/05.
Nga totali I 61 votave, Spalletti ka marrë 42 prej tyre, duke triumfuar ndaj kolegëve të tjerë, sikurse ishin Simone Inzaghi, apo edhe Stefano Pioli. Po ashtu, edhe ndeshjet positive të zhvilluara me kombëtaren italiane të futbollit, ndikuan në çmimin e fituar nga Spalletti. Ndonëse e mori drejtimin e Italisë në rrugë e sipër, në fund, tekniku toskan arriti ta kualifikonte atë në finalet e Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.
“Dua të falenderloj lojtarët, stafin, drejtorin Giuntoli, e gjithashtu edhe të gjithë qytetin e Napolit, që mbart një passion të jashtëzakonshëm për futbollin. Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë kolegët, pasi edhe nga ju kam mësuar shumë”, ka deklaruar ish-timonieri I Napolit.