Kur u largua nga PSG janarin e vitit të shkuar, u largua si një lojtar i padëshiruar dhe që nuk bënte më pjesë në planet e klubit. PSG konsiderohej një nga skuadrat me projektin më të madh në Evropë, dhe ndër më favoritet për ta fituar Champions League-ën në planin afatmesëm. Por ja ku jemi një vit më vonë, dhe Lucas Moura është në finale, atje ku PSG nuk i është afruar kurrë vitet e fundit dhe ka seriozisht shanse për ta ngirtur lart trofeun e Champions League-ës. Braziliani autor i 15 golave këtë sezon, ka folur për UEFA-n rreth ndjesisë që po përjeton dhe për mundësinë që ka me Tottenhamin. 26-vjecari ka rrëfyer se e ka pasur gjithmonë ëndërr të luante në Champions League dhe aq më tepër që të arrinte nivelet më të larta të këtij kompeticioni. Këtë sezon Tottenhami në Champions ka ofruar ndeshje të jashtëzakonshme që në fazën në grupe, me mënyrën se si ata u kualifikuan vetëm përmes një barazimi në fund me Barcelonën. Me fitoren në vështirësi ndaj Manchester City-it, mbrojtja e rezultatit apo më vonë në gjysmë-finale me atë përmbysje historike ndaj Ajax-it, kjo falë tripletës personale të Lucas Mouras. Braziliani ka treguar se nuk e imagjinonte dot të ishte kaq vendimtar në Champions League por ai ka këmbëngulur se në të tilla nivele arrihet vetëm falë punës sistematike dhe lojës si skuadër. Kushedi, këto elemente mbase janë ato që i mungojnë PSG për të qenë në të tilla nivele. PSG i shiti shërbimet e Mouras për vetëm 28 milionë euro vitin që shkoi, shifra më se të justifikaur anga 26-vjecari.