Luca Modric ‘THE BEST’, thyen dominimin 10-vjeçar Messi-Ronaldo

Sport

luca top
Luca Modric i dha fund një dekade dominimi të Messit dhe Ronaldos në çmimet individale të futbollit botëror, teksa të hënën u kurëzorëzua “Lojtari më i mirë i FIFA-s” për vitin 2018. Kroati, i cili fitoi Champions League për herën e tretë radhazi, si dhe udhëhoqi Kombëtaren e tij drejt vendit të dytë në Botërorin e këtij viti, arriti të mundë dy kandidatët e tjerë që ishin në garë për këtë cmim, C.Ronaldo e Mohamed Salah. Për mesfushorin e Realit të Madridit është cmimi i dytë prestigjoz që fiton brenda pak muajve, pas atij si lojtari më i mirë i UEFA-s që mori në gusht. Tashmë pritet që cdo gjë të finalizohet edhe me “Topin e Artë”.

GettyImages 945243060 696x500
“Eshtë vërtet nder i madh dhe një ndjeësi e bukur të jesh këtyu me këtë trofe të mrekullueshëm. Para së gjithash doja të përgëzoja Mohamed e Cristiano për sezonet e tyre madhështore. Jam i sigurtë se në të ardhmen do të kenë mundësi të tjera për të luftuar për këtë cmim. Ky trofe nuk është vetëm i imi, por i të gjithë shokëve të mi të Realit të Madridit, të përfaqësueses kroate, si dhe i trajnerëve me të cilët kam punuar. Pa ata, asgjë nuk do të ishte e mundshme. Ka qenë vërtet një sezon i pabesueshëm. Më i miri i jetës time. Ndihem krenar për gjithcka të arritur këtë vit, që me siguri do ta mbaj mend përgjithmonë. Ky cmim tregon se me punë, përkushtim dhe besim, të gjithë mund të bëhen ‘më të mirët'”, u shpreh Modric, në fjalimin e mbajtur pas marrjes së vlerësimit.
Në ceremoninë e zhvilluar në Londër u zgjodh edhe trajneri më i mirë, vlerësim që i takoi Dider Deschamp, kampion bote me Francën. Kurse Tibout Courtois meritoi cmimin e portierit më të mirë. Mohamed Salah u vlerësua për golin më të bukur, atë që shënoi në derbin ndaj Evertonit në dhjetor të vitit të kaluar. Gjithashtu u shpall edhe formacioni më i mirë i vitit, i përbërë nga De Gea, Dani Alvesh, Raphael Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Luka Modric, N’Golo Kanté, Eden Hazard; Lionel Messi, Kylian Mbappé e Cristiano Ronaldo. Gjatë ceremonisë ra në sy mungesa e Ronaldos e Messit (për herë të parë pas 12 vjetësh, jo pjesë e treshes kandidate për të fituar cmimin), të cilët nuk ishin të pranishëm me justifikimin se kanë ndeshje në mesjavë me skuadrat e tyre. Megjithatë dyshohet se ka pasur hatërmbetje, sidomos nga ana e portugezit, i cili ashtu si në rastin e “Më të mirit të UEFA-s”, ka pretenduar të vlerësohej më tepër.