Los Blancos triumfuan me shifrat 3-1, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales

Sport

Real Madrid fiton duelin e parë të çerekfinaleve ndaj Liverpool. Në Alfredo Di Stefano, Los Blancos triumfuan me shifrat 3-1, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales. Lojtari më I mirë I ndeshjes rezultoi Vinicius Junior, I cili shënoi një dopietë personale. Vetëm në moshën 20 vjeç e 268 ditë, braziliani bëhet lojtari I dytë më I ri I Realit në Champions League që shënon në Champions League. Vendin e parë e mban Raul Gonzalez, kur 18 vjeç e 253 ditë shënoi ndaj Juventusit në 1996-tën. Për të zhbllokuar sfidën e së martës mbrëma, është dashur një passim perfekt nga Toni Kross, I cili në minutën e 27-të asistoi për Vinicius, me këtë të fundit që më pas e kaloi topin pa krahëve të portierit Alison. Vetëm pak çaste më vonë, Reali do e ndëshkonte sërish Liverpoolin. Këtë herë ishte Asensio, që në të 36-tën minutë përfitoi edhe nga një pasiguri e mbrojtjes mike, duke e dërguar sërish topin në rrjetë. Fillimi I pjesës së dytë kishte një tjetër ritëm për The Reds që ngushtuan diferencën me anë të Mohamed Salah në minutën e 51. Megjithatë, Reali u rikthye sërish në lojë dhe në të 65-tën, Vinicius, I asistuar kësaj here nga Luka Modriç, nuk e pati të vështirë të shënonte thuajse një penallti në lëvizje. Pas kësaj fitoreje, Reali shkon me dy gola avantazh në sfidën e kthimit mbrëmjen e 14 prillit në Anfield, aty ku Liverpool do tentojë të bëjë kthesën e madhe, në një stadium ku njihet për përmbysjet historike në Champions League.