Lorik Cana tregon 3 momentet më prekëse të jetës së tij!

Sport

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare dhe imazhi i Tring, Lorik Cana është një ndër figurat më të preferuar të shqiptarëve. Edhe pse nuk është më pjesë e fushës së gjelbërt atë e shohim mjaft aktiv në organizime të ndryshme e jo vetëm. Ai ka folur për disa nga momentet që ka qarë gjatë jetës së tij dhe ka specifikuar 3 prej tyre të cilat kanë lënë gjurmë tek Loriku.

“Kam qarë kur ka ardhur në jetë djali im, kur Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe kur gjyshi im është ndarë nga jeta”. – tha ish-kapiteni.Në fakt janë momente mjaft emocionuese dhe për atë të dytin besoj se të gjithë këmi qarë bashkë me Canën.