Lorik Cana larg Lacios sezonin e ardhshëm, ja destinacionet e mundshme

Sport

cana1-300x159
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit duket shumë pranë largimit nga Lacio. 31-vjeçari, sipas gazetës “Corriere dello sport” është mjaft i kërkuar nga shumë klube europiane, por Olimpiku i Marsejës duket më pranë shërbimeve të lojtarit.

Mësohet se Cana ka ende nostalgji për skuadrën franceze, me të cilën u bë i njohur në të gjithë botën dhe nuk do t’i vinte aspak keq nëse Lacio do të arrinte një marrëveshje me skuadrën e Marsejës për shërbimet e lojtarit.

Mësohet se Lacio mund të përfitojë nga ky transferim për të siguruar nga krahu tjetër shërbimet e sulmuesit Florian Thauvin, për të cilin sipas shtypit francez, presidenti i të kaltërve ka gati një ofertë: 10 milionë euro plus shërbimet e Lorik Canës. Optimizmi për një rezultat pozitiv të tratativës është i lartë, pasi skuadra franceze kërkon të përfitojë sa më shumë nga shtija e sulmuesit të saj, teksa do të rigjente edhe mbrojtësin e saj të dikurshëm.

Nga krahu tjetër edhe Lorik Cana do të rikthehej në “shtëpinë” e tij, ku ka luajtur 157 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. Por, si gjithnjë ka edhe një por, Lorik Cana është mjaft i kërkuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të gjente dhe lojtarë të tjerë të mbërritur nga Europa, teksa dhe fitimet ekonomike do të ishin shumë më të mëdha se në Europë. Vetë kapiteni Cana ka deklaruar për një media Italiane dëshirën e tij për tu larguar nga Lacio.

“Kam nevojë për stimuj të rinj. Kam shumë kërkesa nga Gjermania e Franca. Po ashtu kam pasur një ofertë edhe nga një skuadër Amerikane. Aktualisht po shijoi pak pushime dhe më pas do vendos të ardhmen time”, është shprehur 31-vjeçari nga Prishtina, i cili mesa duket sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të jetë largo Seria A.