Sipas mediave zvicerane “Le Matin”, Lorik Cana pritet të emërohet drejtor sportiv i klubit të Lozanës. Ai pritet të emërohet brenda pak ditësh në postin e drejtorit sportiv ose të menaxherit të përgjithshëm, në drejtimin e projektit të ri.
Zhulien Furnie ka qenë sekretari i përgjithshëm i Olimpik Marsejës dhe e njeh shumë mirë Lorik Canën dhe aftësitë e tij, ndaj edhe pronarët e klubit zviceran u këshilluan me të për këtë vendim.