Lorik Cana: I nderuar që përfaqësova kombin tim

Sport

fweeeeeeeeeeeeeeeee

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lorik Cana ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e tij nga Kombëtarja Shqiptare. “Mendoj se është koha e duhur për t’u shkëputur, pas arritjes më të madhe për sportin shqiptar”, – shprehet fillimisht Cana.

“Ndihem i nderuar që përfaqësova popullin tim dhe kombin tim gjatë gjithë karrierës sime. Sapo kam mbushur 33 vjeç dhe pas 14 vitesh në nivelin më të lartë, më duhet paksa kohë për t’u shëruar nga plagët”, – vijon më tej ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare.

Ai bën me dije se ka refuzuar të gjitha propozimet e marra deri tani, për t’u lënë kohë projekteve të reja.

wtwtwewte