Kalimi i Jorge Lorenzos nga Ducati tek Honda për sezonin e ardhshëm, mbetet tema më e përfolur në bokset e ‘MotoGP’. 3 herë kampioni i botës vendosi të nënshkruajë me markën japoneze, pasi tek Ducati, rezutlatet filluan të vinin shumë vonë. Për legjendën e këtij sporti, Mick Doohan, ky kalim mund të jetë një rrezik i madh i marrë përsipër nga ana e vetë Lorenzos, që sipas tij, tani e tutje nuk do të ketë më si justifikim motorin, sa i përket çështjes së titullit kampion.
Në testet e lira që skuadrat e ‘MotoGP’ po zhvillojnë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, dy motorët Honda të Lorenzos dhe Marquez janë parë të japin performanca thuajse identike. Doohan shton se Lorenzo do të ndikojë jo pak tek kampionët në fuqi, pasi mund eksperiencën që ka, mund ta dërgojë skuadrën në një nivel tjetër. Gjithashtu, pretendimet e Lorenzos për titullin kampion mund ta motivojnë akoma më shumë Marc Marquez për të bërë sa më mirë gjatë 2019-ës. 5 herë kampioni i botës, Mick Doohan përsërit se me shumë gjasa, imazhi i njërit prej dy pilotevë në fund të sezonit tjetër do jetë në pikëpyetje, pasi tanimë nuk është thjesht titulli në lojë, por edhe cili prej tyre është piloti më i mirë.