Yuri Semin, trajneri i Lokomotiv:
“Ndoqëm ndeshjen e fundit të Juventus. Ata bënë një performancë të mirë dhe morëm disa informacione të rëndësishme për këtë sfidë ndaj tyre. Askush nuk ka qenë i aftë të ndalë Ronaldon, por jemi përqëndruar të ndalojmë të gjithë skuadrën e Juventus, jo vetëm një lojtar. Nëse do të bënim diçka të tillë do të gabonim rëndë dhe kjo do të na kushtonte jo pak. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer në çdo pozicion, prandaj jo më kot cilësohet si favoritë. Jemi munduar të ruajmë balancat në skuadrën tonë. Na duhet një punë e mirë në grup për të arritur diçka të vlefshme nga ky takim. Mendoj se deri më tani kemi bërë paraqitje të mira dhe skuadra nuk është treguar e vetëkënaqur. Kjo gjë më ka pëlqyer nga lojtarët e mi, pasi të gjithë janë të përqëndruar për të bërë sa më mirë në ndeshjen e radhës.”
Vedran Corluka, mbrojtës i Lokomotiv:
“Juventus dhe Atletico janë skuadra të jashtëzakonshme, por shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Kundërshtari që kemi sot është një ekip që sulmon shumë, përpiqet të ketë kontrollin e lojës dhe kanë lojtarë që mundësojnë zgjidhje të ndryshme. Ne e dimë se si duhet të luajmë. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe jemi gati për të dhënë më të mirën. Luajmë në transfertë, kjo na i vështirëson disi gjërat. Megjithatë shpresojmë të marrim diçka të vlefshme nga kjo ndeshje e sotme.”