Lojtari i Barcelonës drejt Interit

Sport

Ka marrë një tjetër rrjedhë e ardhmja e Memphis Depay. Pak ditë më parë, diskutohej për një transferim të sulmuesit në radhët e Atletico Madrid, mirëpo situata ka ndryshuar shumë shpejt. Klubi I ardhshëm I hollandesit tashmë mund të jetë Interi. Sipas raportimeve që vijnë nga mediat ndërkombëtare, klubi zikaltër ka nisur bisedimet për sigurimin e shërbimeve të lojtarit tulipan. Gjithësesi, operacioni do jetë pak më I gjerë se kaq.

Nëse gjithçka shkon me sukses në bisedimet mes klubeve, Depay do bashkohet me Interin, ndërsa nga organika e italianëve do largohet Joaquin Correa, I cili pritet të bëhet pjesë e skuadrës katalanase.

Kontrata e Depayt me klubin blaugrana skadon në fund të sezonit, por fakti që 28 vjeçari nuk është I përfshirë në projektin e trajnerit Xavi Hernandez, po e shtyn atë që të largohet përpara kohe nga “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, kontrata e Correas me Interin përfundon në verën e 2024-tës, mirëpo as argjentinasi nuk po jep dot më të mirën e tij me 19 herë kampionët e Serie A dhe kjo nuk po funksionin as me një trajner si Simone Inzaghi. Për këtë arsye, ndërrimi I ambientit për të dy lojtarët e sipërpërmendur, mund të ndikojë pozitivisht në performancat e tyre në fushën e lojës.

Kur kemi mbërritur në gjysmë të merkatos së janarit, ditët e ardhshme do jenë vendimtare mbi zhvillmet që do sjellin ngjarjet në aksin Barcelonë-Milano.