Lojtarët e PSG shfryjnë pas eleminimit nga Manchester United!

Sport

psgpsgpsgpsg
Ole Gunnar Solskjaer ishte protagonist i një tjetër mrekullie tek Manchester United, që u bë skuadra e parë në historinë e Champions League që përmbys një humbje 2-0 në shtëpi për t’u kualifikuar më tej. Penalltia e shndërruar në gol nga Rashford u duk se erdhi nga hiçi, pasi ishte PSG ajo që po kontrollonte lojën më së shumti. Pas përfundimit të takimit kanë qenë të shumta reagimet e ashpra ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Damir Skomina, sidomos nga ana e lojtarëve të skuadrës franceze. Madje Neymar, i cili nuk luante për shkak dëmtimi zbriti në fushë për t’iu hakërryer ekipit të zyrtarëve të ndeshjes. Neymar e quajti një turp akordimin e penalltisë një turp të vërtetë, ndërsa nuk nguroi as të ofendonte gjyqtarët. Trajneri Thomas Tuchel u përpoq të mbronte sjelljen e brazilianit duke thënë se ishte një reagim i momentit i shtyrë nga emocionet.

5b5ea99555b7e0.26323336

Numri 1 i stolit të PSG u përpoq të mos gjente alibi tek penalltia e minutave të fundit, teksa ish-lojtarë si Barthez, Cantona apo Evra u shprehën se kryeqytetasit francezë i nënvlerësuan kundërshtarët e tyre, për shkak të rezultatit të sfidës së parë dhe të mungesave të shumta.Kimpembe është një nga ata që po e vuan më shumë eleminimin e PSG, duke qenë se ishte ai që shkaktoi penalltinë e minutave të fundit. Mbrojtësi u ka kërkuar falje shokëve dhe tifozëve të skuadrës. Ndërsa edhe Marquinhos nuk ka kërkuar alibi për këtë eleminim. Braziliani u shpreh se ishin vetë ata që e kishin në dorë kualifikimin dhe e shpërdoruan, ndaj tani PSG sipas tij duhet të korrë atë çfarë ka mbjellur. Nga ana tjetër, presidenti Nasser Al-Khalaifi u përpoq të ishte i përmbajtur. Ai tha se vazhdon të besojë tek trajneri Tuchel, por nuk e kupton ende se si skuadra e tij humbi.Një ‘déjà vu’ për kampionët e Francës, që marrin një tjetër përmbysje historike dhe sërish nuk shkojnë dot më larg se kaq në kompeticonin më të rëndësishëm për klube, aty ku supozohet të tregojnë forcën e vërtetë të tyre.