Kombëtarja e kishte të programuar një stërvitje për sot, por nuk do të mbahet.
Kjo është vendosur nga përzgjedhësi Gianni de Biasi, i cili u ka dhënë pushim lojtarëve.
Ata do të pushojnë sot, ndërsa do ta shohin së bashku ndeshjen Portugali – Hungari.
Ende nuk ka program për kthimin e skuadrës, por besohet se nëse nuk ndodh diçka që të kualifikohemi, atëherë sipas Supersport arritja do të bëhet të enjten mbrëma, ku të gjithë do t’i presim si heronj në Tiranë.
Drejtuesit e federatës po bëhen gati për një pritje fantastike.