Llullaku rigjen rrugën e rrjetës…

Sport

llullaku
Azdren Llullaku është rikthyer të shënojë në kampionatin rumun me skuadrën e Astra. Sulmuesi shqipar luajti titullar në transfertën e fituar 2-1 në kampionatit përballë Krajovës. Konkretisht, në minutën e 76-të ishte autor i golit të barazimit për skuadrën e tij. E madje zgjodhi ta festonte si zakonisht, me simbolin e shqiponjës.Bëhej fjalë për një ndeshje të rëndësishme mes rivalësh për një nga vendet e nderit në renditje, teksa ishte e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit.

llullalk
Ky sezon nuk ka qenë ndër më të mirët për sulmuesin në aspektin e golave, duke qenë se golin e fundit e kishte regjistruar në dhjetor. Ky ishte goli i tij të parë për këtë vit 2019. Në një kohë kur totali i realizimeve të deritanishme është në kuotën 6. Megjithatë, aktivizimi në vazhdimësi nuk i ka munguar. Gjithsesi, pas golit të shënuar në këtë sfidë të fundit të kampionatit shpresohet që Llullaku të ketë hedhur pas krahëve thatësirën dhe të kthehet protagonist në kampionatin rumun.Ndërkohë, pas kësaj jave, skuadra e Astra-s renditet në vend të 4-t të klasifikimit, në kuotën e 42 pikëve, vetëm 3 më pak se vendi i tretë ku qëndron pikërisht Krajova.