Lloris synon ta mbyllë qarkun me një trofe tjetër prestigjoz

Sport

Hugo Lloris kërkon të mbyllë një vit futbollisik të paharrueshëm, që nisi me Kupën e Botës të fituar me Francën. E tashmë ka mundësinë ta kurorëzojë edhe me lavdinë si kampion i Evropës te Totenhemi, nëse fiton finalen e Champions League kundër Liverpulit.
“Jemi këtu ku jemi, pasi kemi dhënë dicka ekstra për skuadrën për të bërë të mundur që rezultatet të jenë në favorin tonë. Do të jetë e rëndësishme që të kemi të njëjtin qendrim dhe karakter për finalen”, është shprehur francezi, i cili ka pranuar se “Spërs” janë duke përgatitur përballjen ndaj Liverpulit me moral të lartë, pas asaj përmbysjeje të jashtëzakonshme në gjysmfinalen me Ajaksin.


Totenhemin dhe portierin e tij nuk duket se e frikëson as fakti që e mbyllën sezonin 26 pikë prapa “Reds” në renditjen e Premier Ligës. E as që Liverpuli realizoi mrekullinë në përballjen e kthimit ndaj Barcelonës. “Ajo që bëmë përballë Ajaksit na ka dhënë shumë energji, pozitivitet dhe besim për finalen. Por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Liverpulin, pas asaj që bëri ndaj Barcelonës. Ne kemi detyrën të jemi të përqendruar dhe të zbresim në fushën, duke ditur që duhet të japim më të mirën”.
Nëse shkohet te penalltitë, Loris e sheh si dicka të favorshme, përderisa ka pritur 3 në 4 muajt e fundit. Më e fundit ishte ajondaj Sergio Agueros në cerekfinalen e parë ndaj City-t në Champions League. “Jemi të përgatitur edhe për këtë, por është e vështirë të vendosësh veten në ato rrethana, me presionin dhe adrenalinën që do të kemi në ato momente. Sigurisht që do të na nevojitet edhe pak fat”, ka përfunduar portieri.