Llorente, në Angli e cojnë te Man.Utd kurse italianët e shohin te…

Sport

Konfuzion mbi të ardhmen e Fernando Llorentes. Pas largimit nga Tottenhami, ai është lojtar i lirë, përderisa 34-vjecarit i skadoi kontrata me “Spurs” që nuk e panë të arsyeshme t’ia rinovojnë. Tani, nga njëra anë mediat angleze e shohin spanjollin pranë Manchester Junaited, ndërsa sipas mediave italiane dhe spanjolle, ai është në rrugën drejt Napolit. Unitedi do ta merrte si zëvendësues të Romelu Lukaku, i cili u shit për 74 milionë funte në Inter në ditën e fundit të afatit kalimtar. Pavarësisht se ata ishin lidh me një kalim të Paulo Dybalas dhe Mario Mandzukicit me një marrëveshje shkëmbimi multimilionëshe, asgjë nuk u konkretizua. Kështu që “Djajtë e kuq” kanë menduar që t’i ofrojnë Llorentes një kontratë 2-vjecare.

Megjithëse për monentin nuk vjen asnjë konfirmim zyrtar në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Sky Sport Italia, Sportitalia dhe gazeta spanjolle “Sport”, raportojnë se Napoli është favoriti për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Juventusit. E madje gjithcka mund të realizohet në fillimin e javës së ardhshme. Napoletanët deri tani ishin duke pritur përgjigjen e Mauro Icardit, afati për të cilin skadoi të enjten pa sukses. Prandaj, tani Ancelotti ka preferuar të rrëmbejë sulmuesin spanjoll, të cilit i është ofruar një kontratë 2-vjecare prej 2.5 milionë eurosh në sezon, me opsion edhe për vitin e tretë. Sidoqoftë, këto janë raportimet e fundit që vijnë rreth Llorente. Vetëm koha do të tregojë se kush nga dy skuadrat, Manchester Junaited apo Napoli, do të dalë e fituar në garën për shtatlartin spanjoll.