Liverpul, Xherrard nuk e shpjegon dot largimin e Arnold

Sport

Legjenda e futbollit anglez, Stiven Xherrard, foli për largimin e Aleksander Trent-Arnold drejt Real Madridit gjatë merkatos së verës. Madje ai tregoi edhe historinë kur Murinjo e kërkoi te Real Madridi para disa vjetësh. Ish-mesfushori i “Reds” dha dy versione të largimit të Arnoldit nga “Anfield”: e para, si një tifoz normal i futbollit dhe e dyta si një tifoz i flaktë dhe legjendë e Liverpulit. “Doja të thoja se edhe mua më kërkoi Real Madridi sa ishte Hoze Murinjo. Kjo edhe mund të të ndryshojë mendjen. E kuptoj plotësisht. E di mirë… Pastaj, shoku më i mirë i Trentit luan atje. Ndoshta ai dëshiron ta sfidojë vetën, pasi ka fituar gjithçka me Liverpulin. Një pjesë e imja e kupton plotësisht. Por, tani po vesh sërish fanelën e… Liverpulit. Dhe mendimi im është, ky: Çfarë po bën? Pse po largohesh? Ti luan me një skuadër të madhe në Europë, po fiton kampionate, po fiton tituj europianë. Je një nga njerëzit më të dashur në klub. Tifozët të duan. Çfarë po bën?! Por këtë e them vetëm si njeri i Liverpulit, sepse e dua këtë klub”, u shpreh Xherrard.