LIVERPUL – LEVERKUSEN, TS2 HD, 21:00

Sport

të jetë një sfidë e madhe. Të luash në këtë stadium në arenën europiane do të thotë të përjetosh diçka të jashtëzakonshme. Liverpool është një nga skuadrat më të mira në Europë për momentin. Atmosfera do të jetë e mnrekullueshme. Prandaj, ne po e presim me padurim ndeshjen. Është një mbrëmje e Champions League, për më tepër në Liverpool. Para së gjithash duhet ta shijojmë lojën dhe atmosferën elektrizuese që do të krijohet.

Ndihem mirë që rikthehem pas disa vitesh. Është gjithmonë e veçantë. Kam vënë re zhvillimin e klubit, dhe më vjen mirë për hapat e rëndësishëm që ka hedhur përpara. Nuk po mendoj aq shumë se si do të pritem. Po mendoj më shumë sesi të përgatitem për ndeshjen. E njoh qytetin, e dua dhe kam akoma miq këtu, por nuk kam kohë për turizëm… Ndonëse e pranoj se në Angli me

tifozët e flaktë të “Reds” kam kujtime vërtet të mrekullueshme. Sidomos, me fitimin e asaj finaleje të madhe të Stambollit në 2005, ndaj Milanit. E ardhmja ime? Le të flasim për ndeshjen, pasi është më interesante. Le të flasim për lojtarët e mëdhenj në të dyja krahët. Kjo është ajo që kam në kokën time. Për ne është një sfidë e madhe, pasi Liverpooli po e tregon formën e jashtëzakonshme në një Premier League shumë të fortë, e gjithashtu edhe në Champions League. Është një skuadër e fortë, me një trajner të mirë në krye”.

Granit Xhaka, lojtar i Leverkusenit:

“Padyshim, Liverpooli është një kundërshtar i një tjetër kalibri! Veçanërisht, stadiumi “Anfield” është tepër special. Unë e di se si është të luash atje. Sigurisht që për këtë i kam folur edhe shokëve të skuadrës, të cilët janë të vetëdijshëm se çfarë na pret sonte. Për më tepër, ne sigirisht që e dimë sesa cilësi kanë kundërshtarët tanë, por nuk duhet të fshihemi. Di të them se e kemi analizuar Liverpulin deri në detaj dhe jemi gati ta përballojmë. Sigurisht që ne e dimë se ku qëndrojnë forcat e tyre. Por mendoj se çdo ekip ka edhe disa dobësi. Prandaj duhet të kërkojmë t’i shfrytëzojmë ato. Ne do të zbresim në fushë, duke shpresuar që të luajmë me të njëjtin intensitet si kundër Shtutgartit. Dhe pastaj ne duhet të bëjmë gjithcka për të merituar një rezultat sa më pozitiv”.