LIVERPUL – A.MADRID, 21:00, TS1 HD

Sport

Arne Slot, trajner i Liverpulit:

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë sepse ata kanë bërë shumë mirë në La Liga. Kanë aq shumë vite me Diego Simeone dhe madje kanë qenë në gjendje të fitojnë ligën dy herë, edhe duke mposhtur dy rivalë të fortë, si Real Madridi dhe Barcelona. Pra, një ekip që është i vështirë për t’u luajtur kundër për shkak të mentalitetit, paraqitjes së ekipit dhe cilësisë së tyre. Ne jemi shumë më lart sesa në fillimet tona, gjatë periudhës së verës. Ne të gjithë e dimë se çfarë ndodhi këtë verë dhe për ne tashmë del detyra të bëjmë më mirë. Të jemi në kuotën e 12 pikëve nga këto ndeshje të para të kampionatit është shumë më tepër sesa prisja, veçanërisht pas kaq shumë ndryshimeve në grupin tonë. Mendoj se mund të bëjmë më mirë, por do të përballemi me Njukasëllin jashtë fushe dhe Arsenal në shtëpi, pas kësaj sfide të vështirë që kemi me Atleticon. Isak? Padyshim një shans e ka, sepse ai është në skuadër dhe ka mundësinë të luajë. Mund të them me 100% siguri, se ai nuk do të luajë 90 minuta. Të tjerat do t’i shohim. Por di  të them se ai është pjesë e skuadrës. Është tashmë një ndeshje e Ligës së Kampionëve të cilën e presim me padurim, por nëse njerëzit mezi presin momentin e tij të lojës, kjo mund të nënkuptojë që kjo mund të ndodhë edhe sot, por ndoshta edhe ndeshjen tjetër. Grizman?  Herën e fundit që luajta kundër Atletios si trajner kryesor i Feyenord, u zgjova natën duke menduar se sa mirë luajti Griezmann në atë ndeshje. Mendoj se humbëm 3-1 dhe ai ishte mbresëlënës”.

Virgil van Dijk, mbrojtës i Liverpulit

“Përshtypje shumë e mirë,nga Isak. Eshte shumë i etur për të dhënë më të mirën me Liverpulin. Padyshim që cilësia që ai ka treguar që nga seanca e parë është Vetëm në të mirën tonë. Jashtë fushës gjithashtu, po zhvillojmë biseda… fola me të gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, atëherë kur pasi gjithçka u rregullua. Tani bëhet fjalë për ta bërë atë sa më të aftë të jetë e mundur që të japë maksimumin me këtë fanelë. Mbi të gjitha duhet të kuptohet sa më mirë e sa më shpejt me secilin prej nesh… Si stërvitemi, si bëjmë presion, goditjet tona standarde. Atletico? Eshtë një ekip që punon shumë. Ata kanë një trajner të klasit botëror dhe kjo tregon shumë përse ai ka qenë atje për kaq shumë kohë. Ne kemi shumë respekt për ta, pasi kanë lojtarë të klasit botëror, një portier të klasit botëror e kështu mund të vazhdoj pafundësisht… Ata nuk  dorëzohen kurrë, ky është mentaliteti që i dallon”.

 

Diego Simeone, trajner i A.Madrid:

“Eshtë gjithmonë emocionuese të përballesh me një kundërshtar të tillë, me një stadium dhe turmë fantastike, dhe një trajner që i ka udhëhequr ata të garojnë në ligë dhe Ligën e Kampionëve. Ata do të jenë një kundërshtar shumë i vështirë, ne do të përpiqemi t’i dëmtojmë dhe ta çojmë ndeshjen aty ku na përshtatet më mirë. Mungesat? Ato nuk janë kurrë diçka pozitive, për arsye të ndryshme, por është pjesë e futbollit. Ne jemi të përqendruar te ata që do të fillojnë dhe të sigurohemi që ata të tregojnë atë që kanë. Por luajmë njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë. Ka mungesa dhe ata mund të kenë më shumë alternativa, por kur fillon ndeshja, ne jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë. Natyrisht që ka rëndësi edhe aspekti mental në një atmosferë si ajo që krijohet në “Anfield”. Por unë di të them se jam i përqendruar bashkë me skuadrën vetëm të luaj një ndeshje të shkëlqyer. Jam i përqendruar në përmirësimin dhe rritjen si ekip, për t’u shfaqur i fortë në zonën e kundërshtarit ndaj një kundërshtari fantastik dhe sidomos në një stadium që e dua. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duhet ta çojmë aty ku na përshtatet më mirëDuhet të bëjmë kujdes veçanërisht nga loja vertikale e tyre, tranzicionet e shpejta si rrufeja, anësorët që nuk kanë nevojë për shumë që të hyjnë shpejt në zonë, apo edhe nga ajo thjeshtësi që ndoshta kalon pa u vënë re, por që i çon nga njëri skaj i fushës tek tjetri”.

Pablo Barrios, lojtar i Atleticos:

“Në ndeshjet tona të rëndësishme, jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët duhet të paraqiten sa më gati, sepse përndryshe, kundër këtyre kundërshtarëve, është e vështirë t’i fitosh ndeshjet. Dua të vazhdoj të punoj shumë për të ndihmuar ekipin. Gjëja e parë që kam prioritet në planin personal është të vazhdoj të përmirësohem ditë pas dite, të vazhdoj të punoj në stërvitje dhe të vazhdoj të marr kohë aktivizimi, duke luajtur sa më mirë. Nuk më intereson nëse luajmë qoftë me Liverpulin, apo ndonjë skuadër tjetër, nuk ka ndeshje të lehtë në Ligën e Kampionëve. Jemi shortuar për të luajtur këtë sfidë të parë kundër Liverpulit dhe jemi të kënaqur që luajmë kundër tyre.”