Coronavirus ka paralizuar gjithë botën, duke përfshirë këtu edhe aktivitetet sportive. Pjesë e kësaj bashkësie është edhe futbolli. Premier League është ndalur në javën e 29-të dhe ende nuk dihet si do të shkojë pjesa e mbetur e këtij edicioni. Liverpool udhëheq bindshëm kampionatin, ku kryeson me 25 pikë më shumë se Manchester City. Mirëpo, edhe pse kanë pasur këtë ecuri thuajse perfekte, kjo nuk ka mjaftuar që titullli të fitohet, pasi duhen edhe maksimumi 2 fitore të tjera. Në lidhje me këtë situatë, ka folur legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, i cili është i mendimit që nëse së shpejti nuk merret një vendim për sezonin aktual, atëherë, sipas tij, gjithçka duhet të anullohet dhe në sezonin e ri çdo gjë të filllojë nga e para. “Jam i mendimit që nëse në javët e ardhshme, nuk merret një vendim i menjëhershëm, atëherë, sipas meje, ky sezon duhet të anullohet dhe gjithçka të fillojë nga e para”. Kjo deklaratë, ndoshta nuk i pëlqen tifozëve të Liverpool, të cilët kanë 30 vite që e presin një titull kampion, mirëpo edhe për këtë, Ferdinand e ka një përgjigje. “Shumë njerëz mund të thonë se unë po i them këto fjalë për faktin se nuk dua që Liverpool të fitojë ligën. Shikoni, edhe nëse skuadra ime do të ishte në këtë situatë, për mua, rëndësi ka më shumë shëndeti i njerëzve, sesa egoja ime”, ka mbyllur ish-mbrojtësi. Sakaq, deri më tani nuk diçka zyrtare nga ana e organneve përkatëse si do të vijojë sezoni në Premier League dhe jo vetëm.