Liverpooli fitoi ndaj Parisit dominues, ja ç’thanë trajnerët pas ndeshjes

Sport

Ndonëse Parisi e dominoi ndeshjen ndaj Liverpoolit në Parces des Princes, kjo sërish nuk mjaftoi dhe në fund, ishte skuadra angleze ajo që fitoi. Kjo do të thotë, se në duelin e kthimit, The Reds e nisin takimin me avantazhin e një goli, e për më tepër që luajnë përpara publikut të tyre, në stadium sikurse është Anfield, që njihet si një nga vatrat më të nxehta futbollistike në botë.

Megjithatë, kjo nuk e bën aspak pessimist trajnerin e PSG, Luis Enrique. Pas humbjes, tekniku spanjoll foli për mediat, duke mos dhënë asnjë shenjë dorëzimi. “Kjo që ndodhi nuk është aspak e drejtë. Kjo ishte ndoshta një nga ndeshjet tona më të mira në Champions League këtë sezon. Portieri i tyre më i mirë ishte portieri dhe kjo i thotë të gjitha. Jam shumë krenar për skuadrën time, por futbolli kështu e ka ndonjëherë. Ne ishim shumë më të mirë sesa Liverpool, por ata fituan. Mirëpo, nuk duhet të ndalemi këtu. Ka edhe një tjetër ndeshje për të luajtur. sigurisht që unë jam optimist për ndeshjen tjetër. Ne do të shkojmë atje dhe do të kualifikohemi”, ka thënë timonieri i skuadrës pariziene.

Për mediat, ka folur gjithashtu edhe trajneri i Liverpool, Arne Slot, i cili u shpreh se, dukshëm, Parisi ishte skuadra më e mirë në fushë.

“Mendoj se do të ishim me fat edhe nëse do të kishim barazuar. Kjo është e qartë për të gjithë. Ata ishin më të mirë sesa ne, në veçanti në pjesën e parë, teksa patën 3 apo 4 disa mundësi të pastra shënimi. Në pjesën e dytë, ata ishin sërish ekipi më i mirë, me shumë gjuajtje në portë, por kryesisht nga distanca. Në ndeshjen tjetër, në Anfield, do të na duhet gjithashtu edhe përkrahja e tifozëve”, ka thënë Slot, lënë të kuptohet, se pavarsisht fitores në aktin e parë, gjithçka mbetet e hapur sa i përket kualifikimit.