Roma vazhdon të tregojë se është pishman për largimin e Momo Salah nga skuadra. Pas lavdeve nga Drejtori Sportiv Monchi, tashmë edhe Francesco Totti e ka vlerësuar egjiptianin për cilësitë e tij. “Mendoj se Momo është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe se ka ende mundësi për t’u treguar edhe më i mirë” – ka thënë ish-kapiteni i Romës për 25-vjecarin. “E njoh mirë, e kam mik dhe e di që ka si synim majat dhe ja uroj këtë gjë” – shtoi më tej Totti ndërsa tha mendimin e tij se me këtë skuadër dhe me Salahn, Liverpooli mund ta fitojë Champions League-ën. Që pas transferimit në Angli, Salah shpërtheu me plot 30 gola në 36 ndeshje duke u vlerësuar si lojtari afrikan i vitit. Ai kualifikoi Egjiptin në botëror dhe nuk po resht së shënuari. “Për mua Momo mund të bëjë diferencën në ndeshjet e rëndësishme dhe kur ke atë në skuadër them se nuk mund ta përjashtosh nga mudësia për ta fituar Champions League-ën” – ka thënë Totti. Salah u transferua në Anfield për 42 milionë euro. Roma e transferoi nga Chelsea për 20 dhe shifrat nuk e justifikojnë transferimin, pasi në mes bëhet fjalë për 30 gola të nënvlerësuar. Ndërkohë Salah duket se e shijon më së miri jetën në Angli, ai është parë së fundmi në periferi të Liverpoolit, në Breck Road. Filmime të tijat në një fast-food bënë xhiron e rrjetit, ndërsa u tha se shumë shpejt në këtë zonë ai do të xhironte dhe një spot publicitar.