Liverpool shumë pranë transferimit të parë

Sport

Liverpool është shumë pranë transferimit të parë të merkatos së verës. Mediat në Angli, shkruajnë se The Reds kanë gjetur marrëveshjen me lojtarin e Brighton, Mac Alliter. Së shpejti, mesfushori do të bashkohet me skuadrën e Jurgen Klopp, teksa me Liverpool do të firmosë një kontratë deri në vitin 2028-të.

Për të siguruar shërbimet e Mac Allister, 19 herë kampionët e Anglisë do të paguajnë plot 70 mln euro në arkat e Brighton, klub me të cilin, lojtari ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2028-tës, aty ku fillimisht u bashkua në 2019-tën.

Për Mac Allister, një interes të madh nisi të tregonte edhe Manchester City, por kampionët në fuqi të Anglisë, këtë herë, nuk e fituan dot duelin jashtë fushe me Liverpool. Këtë verë, gjigantët nga Merseyside, pritet të pësojnë një sërë ndryshimesh thelbësore në organikë.

Me Mac Allister që duket një çështje e kryer, trajneri Jurgen Klopp synon të tjera përforcime të rëndësishme. Për të ndërtuar një skuadër që të jetë konkuruese në edicionin tjetër, tekniku gjerman, kërkon një mbrojtës qendre edhe një të djathtë. Po ashtu, vëmendja është e përqendruar edhe në sulm, sidomos pas largimit të Roberto Firminos.