Skuadra e Liverpool-it mund të pësojë ndryshime të rëndësishme në sezonin e ardhshëm, nëse spekulimet për largimet e Sadio Mane apo Mohamed Salah rezultojnë të vërteta. Senegalezi duket të jetë më i prirur për t’u larguar, ndërkohë që egjiptiani ende nuk ka marrë një vendim final. Por pavarësisht kësaj, drejtuesit e Liverpool-it nuk duan të kapen në befasi dhe për këtë arsye kanë nisur sulmin për një nga lojtarët më të dalluar në Europë gjatë sezonit që sapo mbyllëm. Bëhet fjalë për yllin e Benfica-s, Darwin Nunuez. 22-vjeçari uruguaian ka shkëlqyer me 34 gola të shënuar në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Edhe pse Benfica e mbylli në vendin e tretë kampionatin portugez, Nunez mund të krenohet me faktin se ishte golashënuesi më i mirë i këtij sezoni. Situatën e sulmuesit e ndjek prej kohësh Arsenal-i, por janë ata të Liverpool-it që kanë filluar të bëjnë lëvizje konkrete. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, vetë trajneri i ‘the reds’, Jurgen Klopp, ka dhënë ‘dritën jeshile’ për të nisur bisedimet me klubin portugez për Darëin Nunez. 22-vjeçari, përveç aftësisë për të gjetur rrugën e rrjetës, shihet si një element shumë i dashur nga ana e trajnerëve për faktin se mund të mbulojë të gjitha rolet në fazën sulmuese. Klopp është i bindur se kjo gjë e bën më shumë se të përshtatshëm për Liverpool-in e tij, që kanë bërë gati një ofertë që kalon shifrën e 85 milionë eurove. Drejtuesit e Benfica-s duket të lëkundur përpara një oferte të tillë, edhe pse shpresojnë që brenda këtyre ditëve, Arsenal-i të provojë t’u përgjigjet rivalëve anglez, pasi në këtë mënyrë, do të rrItej edhe çmimi i Nunez.