Darwin Nunez është zyrtarisht një lojtar i Liverpoolit. Për të siguruar shërbimet e tij, The Reds kanë paguar afërsisht 100 mln euro në arkat e Benficas. Si fillim portugezët do arkëtojnë menjëherë 86 milion euro, ndërsa pjesa tjetër do shkojë në formën e bonuseve, nëse sulmuesi shënon gola, apo fiton titullin e Champions League.
Në fjalët e tij të para si një futbollist i The Reds, shtatlarti ka thënë se është transferuar në një klub, që përshëtet në mënyrë perfekte me stilin e tij të lojës.
“Është një kënaqësi që ndodhem këtu dhe jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e këtij klubi të madh. Kam luajtur ndaj Liverpool dhe kam parë shumë ndeshje të tyre në Champions League dhe mund të them se këtu zhvillohet një futboll që përshtatet në mënyrë perfekte me stilin tim të lojës. Uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe uroj që ta ndihmoj skuadrën sa më shumë të mundem”, ka mbyllur sulmuesi.
Nunez ka firmosur një kontratë deri në vitin 2028-të me 6 herë kampionët e Europës. Mirëpo interesant është fakti se drejtuesit e klubit anglez nuk I kanë ofruar menjëherë një pagë faraonike uruguajanit. Nga kontrata e firmosur në Anfield, 22 vjeçari do përfitojë vetëm 5.7 mln euro në sezon. Këto janë shifra të ngjashme me ato që përfitojnë Luis Diaz, apo Diogo Jota dhe shumë larg atyre të Salah, Firmino, apo Mane, të cilët janë më të paguarit e skuadrës me rreth, me më tepër se 20 mln euro në sezon.
100 mln euro, Liverpooli nuk i kishte shpenzuar asnjëherë për të blerë një futbollist, çka e kthejnë Nunez, në futbollistin më të shtrenjtë të historisë së klubit. Në Anfield, Nunez do mbajë veshur fanellën me numrin 27 dhe ky konsiderohet si një përforcim që pritet të bëjë diferencën, për vetë potencialin që disponon djaloshi, diçka që e tregoi me Benficën. Përgjatë aventurës së tij 2 vjeçare me skuadrën e shqiponjave, Darëin Nunez ishte autor i 47 golave në 84 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.