Liverpool nis shkëputjen në Premier League. Në javën e 12, The Reds fituan 3-2 me përmbysje në transfertën e Southampton, një ndeshje, e cila, u vendos nga Mohamed Salah, i cili është duke bërë diferencën në skuadrën e trajnerit Arne Slott. Egjiptiani shëoi dy herë, duke shënuar kësisoj edhe golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë. Nga 31 pikë që Liverpool ka mbledhur këtë sezon, 17 prej tyre kanë ardhur nga golat apo asistet e Salah, çka është një provë e pastër, e peshës së tij në radhët e 19 herë kampionëve të Anglisë. Madje, sipas këtyre statistikave, pa kontributin e Salah, Liverpool do të renditej në vendin e 13 të tabelës.
Më tej, një tjetër personazh mëse thelbësor i këtyre rezultateve positive të Liverpool, është gjithashtu edhe Arne Slot. Asnjë trajner tjetër në historinë e Premier League, nuk ka mundur t’i regjistrojë 10 fitoret e tij të para në Premioer, në më pak ndeshje të luajtura sesa Slot, vetëm 12, duke barazuar kështu rekordin e Guus Hiddink dhe Carlo Ançelottit.
Si pasojë, Liverpool kryeson tabelën e rënditjes me 31 pikë, duke u shkëputur plus 8 nga vendi i dytëm, që mbahet nga kampionët në fuqi të Manchester Cityt. Në javën e 12, skuadra nga Merseyside, përfitoi mjaft mirë nga humbja e thellë 4-0 e Cityt në shtëpi, ndaj Tottenham. Kjo ishte disfata e tretë radhazi për Cityzens në kampionat dhe e 5-ta në të gjitha kompeticionet. Në këtë mënyrë, që nga viti 1956, City është skuadra e parë kampione në fuqi në Angli, që mposhtet në 5 ndeshje të njëpasnjëshme.
Ndërkohë, në javën e 12, u rikthyen tek fitorja, Chelsea dhe Arsenal, që kanë përkatësisht nga 22 pikë në renditje dhe ndajnë vendin e tretë dhe të katërt.