Liverpool nis “arratisjen” në Premier League. Në javën e 13 të kampionatit, The Reds mposhtën kampionët në fuqi të Manchester Cityt, me rezultatin e pastër 2-0, duke realizuar nga një gol në secilën pjesë. Si fillim ishte Cody Gakpo, e pastaj Mohamed Salah nga pika e bardhë. Në 8 ndeshjet e fundit ndaj Cityt, Salah ka shënuar ose asistuar në secilën prej tyre, me 6 gola dhe 4 pasime vendimtare në total.
Në këtë mënyrë, kjo ishte fitorja e 11 sezonale e Liverpool në Premier League, ndërsa tani, diferenca me vendin e dytë që mbahet nga Arsenali, ka shkuar 9 pikë. Për herë të fundit që The Reds janë shkëputur kaq shumë në krye, ata arritën të fitonin titullin kampion, në sezonin 2019/20 me trajnerin Jurgen Klopp.
Nga ana tjetër, Manchester City, po kalon periudhën më të errët të dekadës së fundit. Nuk ndodhte që nga viti 2008 që City të pësonte 4 humbje radhazi në kampionat. Po ashtu, City është bërë skuadra e parë kampione në fuqi në Premier League, që mposhtet në 4 ndeshje të njëpasnjëshme. Po ashtu, kjo është edhe hera e parë për trajnerin Pep Guardiola në karrierë që humb 4 ndeshje radhazi në ligë.
Në ndeshjet tjera, Arsenali fitoi 5-2 ndaj Ëest Ham, Chelsea mundi 3-0 Aston Villan në shtëpi. Fitore edhe për Manchester United, që në Old Trafford, mposhti 4-0 skuadrën e Tottenham.