Liverpool mposht edhe Wolves, Klopp e Henderson flasin me elozhe për Adama Traore

Sport

Skuadra e Liverpool vijon marshimin drejt titullit kampion, teksa morën fitoren e radhës në transfertën ndaj Ëolverhampton 2-1. Jordan Henderson dhe Roberto Firmino vendosën takimin për ‘the reds’, teksa Raul Jimenez pati barazuar përkohësisht për vendasit. Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Merseyside, Jurgen Klopp u shfaq mjaft i lumtur për triumfin e ekipit të tij dhe pranoi se përballë Ëolves kishin një nga ndeshjet më të vështira të këtij sezoni. Një nga kërcënimet kryesore të skuadrës së trajnerit Espirito Santo ishte Adama Traore, që në jo pak raste me lëvizjet e tij shkaktonte panik në radhët e Liverpool. 23-vjeçari ishte njeriu që asistoi golin e Jimenez, teksa iu afrua edhe vetë rrjetës, por u ndal nga një super Alisson në portë. Klopp nuk i kurseu elozhet për Traore, duke thënë se është një nga lojtarët më të vështirë për ta markuar.
“Ai është i pabesueshëm. Lëviz shumë shpejt dhe e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Fizikisht ka një formë për t’u admiruar dhe na hapi jo pak probleme.”
Të njëjtin mendim me trajnerin e tij pati edhe autori i goli të parë, Jordan Henderson, i cili pranoi se Adama Traore ishte shumë i fortë, i shpejtë dhe teknik. Kapiteni i ‘the reds’ u shpreh se për të ndalur lojtarin e Ëolves duhej që t’i qëndronin pranë më shumë se një lojtar, por sipas tij të gjithë tek Liverpool bënë një punë të mirë. Firmino realizoi golin e fitores në minutën e 84-t, duke i dhënë 3 pikët e radhës skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, që vijon të udhëheqë në ‘Premier League’ me 16 pikë avantazh nga vendi i dytë, e për më tepër, me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.