Liverpool, Milner thekson se skuadra mund t’ia dalë të rikthehet në Champions League

Sport

liverpol

“Mund të fitojmë çdo ndeshje që na mbetet dhe t’ia dalim të rikthehemi në Champions League” – kështu ka deklaruar James Milner për optimizmin që ka përfshirë së fundmi Liverpoolin pas fitores 3-1 ndaj Arsenalit në fundjavë. 31-vjeçari duke analizuar sezonin që kanë pasur këtë vit “Reds”-at pranoi se luhatjet e shpeshta të rezultateve me skuadra të mesit të tabelës i kanë kushtuar shumë Liverpoolit. Kjo gjë ka penalizuar ndjeshëm grupin sidomos në Kupat e Anglisë. “Mund të dalim në fushë dhe të mundim cilëndo skuadër, pasi e dimë se cfarë cilësish kemi” – lavdëroi të tijët Milner. “Cështjen se kush mund t’ia dalë ta mbyllë në katërshe duhet t’ia lëmë ta diskutojnë të tjerët, për ne mjafton të fitojmë cdo ndeshje që na mbetet dhe llogaritë do të dalin pozitive në fund” – tha 31-vjecari. Me fitoren ndaj Arsenalit, Liverpool i zbriti në vendin e 5-të topcinjtë, sidoqoftë ata kanë një ndeshje më pak. Milner theksoi se në prespektivën e vazhdimësisë fitorja me skuadrën e Wengerit i ka shtuar ndjeshëm optimizmin skuadrës. Liverpool ka fituar këtë sezon në përballjet direkte me Manchester City-in, Chelsea-in dhe Tottenham, ndërsa ka barazuar dy herë me United-in. Kalendari e avantazhon skuadrën e Jurgen Klopp pasi në 11-të javët e mbetura, parashikohet vetëm një ndeshje e vështirë, transferta me City-in më 19 mars. Pikërisht për këtë gjë Milner thekson se të kuqtë tanimë duhet thjeshtë të ruajnë optimizmin.