Liverpool-Manchester City, Klopp dhe Begiristain komentojnë përballjen

Sport

livvv
Përballja Liverpool-Manchester City në çerek-finalet e Champions-League-ës është komentuar nga trajneri Jurgen Klopp dhe Drejtori Sportiv i City-it, Txiki Begiristain. “Me shumë siguri nuk jemi favoritët në këtë përballje, por mund të them se në çerek-finale, hiq Bayernin dhe Barcelonën, nuk ka shumë favoritë” – ka thënë trajneri i Liverpoolit, që në Premier League është 21 pikë prapa City-it në vend të katërt.

city1313131

 

Gjermani ka theksuar më pas se do t’i kërkojë të tijëve që ta marrin këtë sfidë ashtu sikurse i erdhi, me rivalitet të fortë. Në përballjen e parë të tërën angleze në Champions League, që prej vitit 2011-të, Liverpool dhe City duken skuadra të niveleve të ndryshme, por që kanë të ngjashme realizimin e golave. BBC theksoi statistikat e 85 golave në 30 ndeshje të skuadrës së Guardiolës dhe 68 të asaj të Kloppit.

jurgen

Pikërisht te kjo natyrë e Liverpoolit por dhe te fakti se ka traditë suksesesh në Evropë, Drejtori Sportiv i Bluve të Manchesterit, Txiki Begiristain, e ka konsideruar si një përballje të vështirë. “E dimë forcën që ka Liverpooli dhe në Champions League unë them se ka ardhur koha të mos bëjmë më gafa, për t’u kualifikuar gjithcka duhet të shkojë vaj në të dyja ndeshjet” – ka thënë zyrtari i lartë i Manchester City-it, që i ka shijuar gjysmë-finalet vetëm një herë dy sezone më parë, ku skuadra drejtohej nga Manuel Pellegrini.