LIVERPOOL – LILLE, TS2 HD, 21:00

Sport

Arne Slot, trajneri i Liverpool:
“Sa herë që zbresim në fushën e lojës, sidomos përpara tifozëve tanë, është të fitojmë. Me formatin e ri të Champions League, mund të mendohet se të jesh në vendin e parë, është gjithmonë gjëja më e mirë e mundshme, por në fakt, situata është pak e çuditshme. Për shembull, po të shohim Parisin, skuadër për të cilën mendoj se është kundërshtari më i vështirë i mundshëm, ajo renditet në vendet e fundit të tabelës, diçka që nuk tregon kualitetin e tyre të vërtetë, por që ky është realiteti. Megjithatë, edhe nëse e mbyll klasifikimin në vendin e parë, sërish mund të ndeshesh me një skuadër si Parisi. Dhe ky është një disavantazh. Për këtë arsye, klasifikimi në vendin e parë, nuk do të thotë thotë me çdo kusht se do të përballemi me ekipin më të lehtë. Kjo është e pamundur të ndodh me formatin e ri të Champions League. Nuk dua që fjalët e mia të marrin kuptim negativ, por kjo është formula e çuditshme që ne po përballemi tani. Sa i përket kundërshtarit, do të thoja se Lille, ka merituar çdo pikë që ka marrë deri në këtë moment. Ata kanë mundur të fitojnë ndaj Atletico Madrid, apo Real Madrid. Kam parë edhe shumë ndeshje të tjera të tyre dhe tani nuk kam më i surprizuar.”

 

Ibrahima Konate, mbrojtësi i Liverpool:

“Më kujtohet kur erdha në këtë klub, isha vetëm 21 vjeç, shumë i ri. Shokët e skuadrës rreth meje ishin më të rritur. Kështu që kam mundur të mësoj në çdo situatë, qoftë në aspektin njerëzor, apo edhe si futbollist. Gjithçka ma ka shërbyer si një eksperiencë pozitive. Mendoj se klubi më ka ndihmuar shumë që të mbaj në krah shiritin e kapitenit të skuadrës franceze. Ishte një moment i madh për mua, por njëkohësisht edhe vetëm fillimi i një rrugëtimi, për të cilin duhet të punoj shumë fort. Synimi ynë është të mbetemi të parët në Champions League. Për ta bërë këtë gjë, duhet të fitojmë gjithashtu edhe ndaj një skuadre si Lille. E dimë nivelin e kundërshtarit që do të kemi përballë. I kemi ndjekur me kujdes ndeshjet e tyre, kështu që duhet të tregojmë respekt maksimal për ta. Bëhet fjalë për një ekip mjaft të organizuar, prandaj, e kemi detyrë të jemi gati, pasi ata janë në gjendje të na dëmtojnë gjithashtu. Do të përpiqemi të marrim 3 pikët e radhës.”

 

Bruno Genesio, trajneri i Lille:

“Duam të sigurojmë një vend në fazën me eliminim të Champions League. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera, për të shkuar në raundin e 1/8-ave. Prandaj, kjo është edhe sfida jonë më e madhe sezonale. Jemi përgatitur mirë, qoft në aspektin psikologjik, fizik, dhe taktiik. Dua që skuadra ime të vazhdojë kështu siç ka bërë deri më tani. Liverpool? Kjo skuadër është një vazhdimësi e punës që bënte Jurgen Klopp. Ata nuk kanë bërë ndonjë ndryshim të madh, duke mbajtur thuajse të njëjtën filozofi të lojës. Liverpool është një ekip që luan në mënyra të ndryshme, por do të veçoja këtu forcën e tyre kur zbresin në sulm. Janë me të vërtetë të frikshëm. Kështu që nuk mund të konsiderohet aspak rastësi që ata udhëheqin në Champions League dhe në Premier League. Bëhet fjalë për një skuadër të kompletuar. Prandaj, nuk kam ç’të them tjetër për ta. Duhet të admirojmë punën e trajnerit dhe të skuadrës që ai drejton, sepse po tregojnë një vazhdueshmëri për t’u marrë shembull.”

 

Alissa Mandi, mbrojtësi i Lille:

“Liverpool është skuadra më në formë e Europës. Sonte luajmë në shtëpinë e tyre, kështu që do të jetë një test i vështirësisë maksimale për ne. E dimë forcën e kundërshtarit, sidomos kur luan në këtë stadium. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë as sezonin tonë të mrekullueshëm që kemi bërë deri më tani në Champions League. Duhet të kujtojmë çdo ndeshje që kemi bërë dhe ndaj çdo ekipi që kemi luajtur. Është me rëndësi të kujtojmë se ia kemi dalë të fitojmë ndaj kundërshtarëve si Real Madrid, apo edhe Atletico Madrid. Prandaj, këtu kemi ardhur me besim. Jemi shumë të qetë, të përulur dhe me plot ambicie. Liverpool është një skuadër me plot pika të forta, por ata kanë gjithashtu edhe pikat e tyre të dobëta. Ne i kemi marrë masat dhe do të përpiqemi ta ndëshkojmë kundërshtarin sipas planit tonë. Uroj që gjithçka të na shkojë mirë.”