Liverpool i rinovon kontratën lojtarit që erdhi nga dëmtimi

Sport

Liverpooli ka zyrtarizuar firmosjen e rinovimit të kontratës edhe për 4 vjet me mesfushorin anglez, Alex Oxlade-Chamberlain. Lojtari, i cili është pjesë edhe e Kombëtares së drejtuar nga Southgate, u kthye këtë sezon pas operimit të gjurit që e mbajti larg fushave për 1 vit, por skuadra nga Anfield ka vendosur të besojë ende tek ai për një periudhë afatgjatë. 25-vjecari iu bashkua Liverpoolit duke u transferuar nga Arsenali para dy vjetësh, ndërsa tani do të jetë pjesë e kampionëve të Evropës deri në 2023 shin. “Jam shumë i lumtur për këtë rinovim. Qendrova jashtë për pak kohë, por është mirë kur kthehesh dhe vendos që të vazhdosh më shumë me këtë klub, ku unë kam synime të mëdha. Më në fund, kalvari i dëmtimit përfundoi. E tani kam zgjatur kohën e qëndrimit tim këtu. Mezi po pres që të fitoj ende shumë me Liverpoolin”, ka thënë Oxlade-Chamberlain për faqen zyrtare të klubit.

Pavarësisht një fillimi të mbarë me fitimin e Superkupës së Evropës, anglezi e di mirë se më e vështira do të vijë në të ardhmen. Aq më tepër kur “Reds” kanë objektiv të fitojnë Premier League dhe të konfirmohen në Champions League. “E dinim se cfarë duhet të bënim për të arritur deri majën e Evropës. Mund të them se nuk ishte e lehtë. Por tashmë do të bëhet gjithcka edhe më e vështirë. Provat që na presin do të jenë më të forta se më parë. Prandaj duhet të jemi të përgatitur për këtë”, përfundoi Chamberlein.