Liverpooli do të mundohet t’i lë prapa kujtimet e këqija kur të ndeshet me Tottenhamin në finalen e Champions Leagues, të shtunën. “Reds” ishin shumë afër të fitonin titullin edicionin e kaluar, por u mposhtën në finale nga Real Madridi me rezultat 3-1. Veçanërisht, Loris Karius pati një ndeshje makthi, duke pranuar dy gola në mënyrë amatore. Sigurisht që ishte një ndeshje që portieri gjerman nuk do ta harrojë kurrë. Portieri gjerman, me dy gafat e tij, u konsiderua shkaku kryesor i dështimit të “The Reds” ndaj Realit të Madridit, një vit më parë.Pas asaj ndeshje, Karius u dërgua në huazim dy-vjeçar te Beshiktashi, por ai tashmë është ftuar nga klubi i Liverpoolit që të jetë prezent në ndeshje të shtunën.
Madje i kanë siguruar edhe biletat. Mirëpo, sipas “Daily Mail”, portieri mësohet se e ka refuzuar ftesën. Të shtunën në mbrëmje, në “ëanda Metropolitano” të Madridit do të luhet finalja e Champions League, Liverpool-Tottenham. Pas finales së humbur vitin e kaluar, ish-portieri i Liverpoolit, Loris Karius, nuk dëshiron të jetë i pranishëm, pasi beson se prezenca e tij mund të ndjellë ters për “Reds”, apo edhe të tërheqë vëmendjen në një natë shumë të rëndësishme. Kështu që sipas tij është më mirë të mos marrë pjesë në finale.