Liverpool fiton trofeun e parë të sezonit. Në Wembley, The Reds triumfuan në finale e Carabao Cup, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Chelsea. Golin e vetëm të sfifës e shënoi Virgil Van Dijk, në minutën e 118 të ndeshjes, atëherë kur penalltitë dukeshin mjaft pranë. Që nga viti 1977, ky ishte goli më I vonë I shënuar në shtesë dhe që njëkohësisht ka rezultuar vendimtar në përcaktimin e fituesit të finales së Carabao Cup.
Kjo ishte Kupa e 10 e Liverpool në Carabao Cup, duke vendosur gjithashtu një record në Angli, si klubi që e ka fituar më shumë herë një kompeticion të tillë. Kjo është njëkohësisht edhe hera e dytë që Klopp e fiton këtë titull, duke u bërë tashmë trajneri I dytë I Liverpool që ka korrur më shumë sukses në një turne të tillë. Përpara teknikut gjerman në këtë aspect, qëndron vetëm Bob Paisley me 3 tituj.
Duhet theksuar po ashtu, se në këtë finale, Liverpool luajti pa një sërë lojtarësh shumë të rëndësishëm, të cilët nuk ishin të gatshëm për shkak të problemve fizike. Këtu përmendim Mohamed Salah, Darëin Nunez, Dominik Szoboszlai, Curtis Jones, apo edhe Trent Alexander Arnlod. Si pasojë, Klopp ishte I detyruar të aktivizonte lojtarë të akasemisë si Jayden Danns, Bobby Clark, dhe James Mconnell të cilët kanë zhvilluar një performancë dinjitoze në fushën e lojës. Nuk ndodhte që prej vitit 2007, që në finalen e Carabao Cup të aktifizoheshin kaq shumë lojtarë të rinj.
E pikërisht një detaj I tillë, I ka dhënë më shumë sukses triumfit të Liverpool. Për këtë gjë, pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp është shprehur se për mënyrën se si erdhi fitorja, ky është trofeu më I veçantë që ka fituar ndonjëherë në karrierën e tij.
Nga ana tjetër, kjo ishte finalja e 6 radhazi e humbur nga Chelsea, kur është fjala për FA Cup dhe Carabao Cup. Blutë kanë humbur nga 3 finale për secilin kompeticion, duke u bërë kësisoj skuadra e parë në historinë e futbollit anglez me një record të tillë negativ. Gjithësesi, trajneri Mauricio Pochettino, pas përfundimit të takimit, është përpjekur ta shohë gotën gjysmë plot, duke u shprehur se Chelsea është një skuadër e re dhe për të korrur suksese duhet treguar durim. Sipas teknikut argjentinas, nuk ka dyshim se Blutë e Londrës kanë nisur një projekt premtues dhe dinjitoz.