Liverpool, Fekir mbetet prioritet pas ´Kupës së Botës´

Sport

nabil

Interesimi i Liverpool për Nabil Fekir nuk është më ndonjë lajm, pasi “the reds” patën filluar bisedimet për yllin e Lyon që në merkaton dimërore. Pak kohë më parë, u përfol se transferimi i Fekir tek Liverpool ishte ndalur pas disa problemeve të shfaqura në testet mjekësore dhe shumë media ishin të sigurta se francezi do të kthehej tek Lyon. Por për t’i dhënë fund spekulimeve ka folur vetë agjenti i lojtarit, Jean-Pierre Bernesm i cili në një intervistë për një televizion francez tha se mes Fekir dhe Liverpool asgjë nuk ka mbaruar. Palët thjesht kanë shtyrë tratativat për pas botërorit dhe se blerja e Fabinhos nga ana e Liverpool nuk ndikon në transferimin ose jo të Fekir në “Anfield Road”.

fekir
Aktualisht, 24-vjeçari është i angazhuar me skuadrën kombëtare të Francës në Rusi dhe vetë Fekir pati deklaruar se është i përqëndruar që të bëjë sa më mirë në “Rusi 2018” dhe se për të ardhmen e tij kujdeset agjenti Bernes. Liverpool dhe Lyon ranë dakord për një shumë prej 60 milionë eurosh për kartonin e Fekir dhe vetë lojtari është shfaqur i interesuar për të filluar një etapë të re të karrierës së tij në “Premier League” në Angli.