Liverpool drejt titullit, Mohamed Salah pranë vendosjes së një rekordi historik

Sport

Liverpooli është shumë pranë triumfit në Premier League. Ndonëse sezoni në Angli ka edhe 10 javë të tjera për të luajtur, The Reds janë kthyer në një skuadër që nuk kanë konkurencë. Në javën e 28 të kampionatit, ata mposhtën 3-1 ekipin e Southampton në shtëpi, falë finalizimit të Darwin Nunez dhe një dygolësh nga Mohamed Salah. Të vetmin realizim të miqve e shënoi Smallbone në fundin e pjesës së parë.

Kështu, Liverpool ka shkuar në kuotën e 70 pikëve në Premier League, 15 më tepër nga Arsenali i vendit të dytë, ndonëse gjigantët nga Merseyside kanë luajtur një ndeshje më tepër sesa kundërshtarët e tjerë, për shkak të angazhimeve në Kupë.

Megjithatë, me një diferencë kaq të madhe, duke thuajse e pamundur që një skuadër tjetër të rrëzojë Liverpoolin nga froni, teksa duket thjesht çështje kohe që ekipi i drejtuar nga trajneri Arne Slot të fitojë titullin e 20 kampion në Premier League.

Një nga futbollistët që padyshim ka luajtur një rol thelbësor në këtë rrugëtim të mrekullueshëm të Liverpool në Premier League, është Mohamed Salah. Egjiptiani po dominon në ishull, teksa ai është golashënuesi më i mirë i ligës me 27 finalizime, e po ashtu edhe asistuesi më i mirë, me 17 pasime vendimtare.

Nëse arrin një kontribut prej 4 golash të tjerë në ndeshjet e mbetura, atëherë Mohamed Salah do të regjistronte sezonin më të mirë futbollistik të një lojtari në historinë e Premier League në aspektin individual. Për momentin, në vendin e parë janë në këtë drejtim janë Alan Shearer dhe Andy Cole, me në total 47 gola dhe asiste secili.