Liverpool dominon Chelsean, fitojnë City dhe Tottenham

Sport

Liverpool dhuron spektakël në javën e 22. Në Anfield, The Reds pritën skuadrën e Chelsea dhe përpara publikut të tyre arritën të fitonin me rezultatin e thellë 4-1. Për të kuptuar dominimin që 19 herë kampionët e Anglisë patën ndaj Bluve, mjafton të përmendim këtu që Liverpool ndërtoi 28 tentativa për gol në portën e Chelsea, diçka që skuadrës londineze nuk ia kishte bërë asnjë kundërshtar tjetër në Premier League që prej vitit 2004. Pjesa e parë u mbyll 2-0, me autorët e golave, që mbajtën firmën e Diogo Jota dhe Bradley.

Pas rikthimit në tapetin e gjelbërt, Liverpool nuk e hoqi këmbën nga gazi, por në të 65-tën trefishoi me anë të Szoboszlai, përpara se Nkunku të ngushtonte diferencën e të 71-tën. Megjithatë, të zotët e shtëpisë, shënuan edhe një tjetër gol, me anë të Luis Diaz, I cili u asistua nga Darvin Nunez. Duhet theksuar se Nunez ishte lojtari më I pafatë I mbrëmjes, pasi e gjuajti shtyllën katër herë, diçka që në kampionatin anglez nuk ndodhte të paktën që prej vitit 2004.

Në fakt, përgjatë këtij sezoni, Nunez e ka gjuajtur 7 herë shtyllën në kampionatin anglez, si asnjë lojtar tjetër deri në këtë fazë të sezonit.

Sakaq, në javën e 22, kanë fituar gjithashtu edhe Manchester City, bashkë me Tottenham, që triumfuan respektivisht ndaj Burnley dhe Brentford.