Liverpool, Diogo Jota rinovon kontratën me klubin anglez

Sport

Diogo Jota rinovon kontratën edhe për 5 vite të tjera me Liverpool. I ardhur në Anfield dy vite më parë, portugezi ka arritur të kthehet në një lojtar të rëndësishëm për trajnerin Jurgen KLopp. Gjatë kësaj kohe, portugezi është aktivizuar 85 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontriobuar me një total prej 34 golash.

Sa herë që Jota është në fushë, orkestra e sulmit të Liverpool duket sikur funksionin ndryshe. E pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë arritur në përfundimin që t’i ofrojnë futbollisitit një marrëveshje të re, sigurisht edhe me terma të përmirësuar në aspektin financiar.

Vetë Jota është shprehur shumë i lumtur për këtë moment, që e konsideron mjaft thelbësor në karrierën e tij. “Më duhet të them se ndihem shumë krenar. Që prej momentit kur erdha këtu 2 vite më parë, arrita të kthehen në një element i rëndësishëm për skuadrës, diçka që në fakt e doja me patjetër. Në të njëjtën kohë, kontrata e re tregon se klubi beson në potencialin tim. Le të shpresojmë se në sezonin që vjen, të bëjmë më mirë sesa në atë të kaluarin”, ka cituar portugezi për kanalin zyrtar të klubit.

Gjatë fazës përgatitore të Liverpool, Jota nuk ka mundur të jetëi gatshëm, si pasojë e një tërheqjene muskulore që pësoi gjatë angazhimit me përfaqësuesen portugeze. Megjithatë, sulmuesi tashmë është rikueruar plotësisht dhe është i gatshëm për trajnerin Jurgen Klopp.