Liverpool-Bayern:Flasin trajnerët dhe lojtarët!

Sport

choaches

Jurgen Klopp (Trajneri i Liverpool)
Do të jetë një përballje e vështirë për ne, kundër një skuadre shumë të fortë dhe me mjaft eksperiencë. Sfida të tilla na bëjnë të nxjerrim më të mirën brenda vetes, ndaj pres shumë nga të dyja skuadrat. Shumë njerëz mendojnë se ne do ta mundim Bayern-in, por duhet ta provojmë se mund ta realizojmë diçka të tillë. Ata kanë dominuar për gjashtë vite kampionatin e tyre dhe është mëse normale që dëshira të mos jetë më e njëjtë si më parë. Pavarësisht nisjes së dobët, ata janë bërë edhe më të rrezikshëm se më parë. Besoj se sot do të krijohet një atmosferë speciale. Tifozët tanë janë ata që na shtyjnë përtej limiteve tona. Vitin e kaluar u përballëm me shumë skuadra të forta për të arritur finalen, ndaj nuk kemi frikë askënd. Ky takim me Bayern do të jetë testi që provon nëse jemi favoritë apo jo. Duhet të jemi të qetë dhe të mos lejojmë që sfida të vendoset nga episodet, pasi në këtë fazë gjërat ndërlikohen vërtet shumë. Gabimet mund të na kushtojnë dhe më vonë mund të mos e kemi mundësinë për t’i korrigjuar.

klopp AP

Jordan Henderson (Mesfushor i Liverpool)
Këto janë sfida tepër delikate, në të cilat duhet të jemi në maksimumin tonë, fizikisht dhe moralisht. Besoj se ekipi ynë është gati për një ndeshje të tillë, por do të bëjmë analizën e sezonit tonë vetëm kur të kenë përfunduar të gjitha kompeticionet. Të gjithë i dinë cilësitë e Bayern-it. Janë një skuadër e klasit botëror, por nëse ne luajmë në mënyrën tonë, mund të mposhtim këdo. Kemi fituar shumë eksperiencë nga viti i kaluar dhe tani kemi më shumë besim tek aftësitë tona përpara ndeshjeve të tilla të mëdha. Mungesa e Van Dijk është e rëndësishme. Ai ka luajtur në çdo ndeshje të këtij sezoni, por gjithësesi kemi lojtarë të nivelit të lartë që mund të zënë hapësirat e tij.

HendoresizeFIX

Xherdan Shaqiri (Mesfushor i Liverpool)
Tek Bayern kam kaluar një periudhë të bukur të karrierës sime dhe kam mjaft kujtime me atë fanellë. Por tani luaj për Liverpool-in dhe do të jap maksimumin që skuadra ime të fitojë. Do të luajmë dy ndeshje shumë të forta ndaj tyre, por këto takime na vlejnë shumë nëse duam që të arrijmë diçka të rëndësishme deri në fund të sezonit. Ndaj kundërshtarëve të tij, nuk mjafton vetëm loja e mirë. Duhet të ruajmë përqëndrimin dhe të jemi të kujdesshëm edhe në episodet që mund të ndodhin gjatë 90-minutave.

Shaqiri2
Niko Kovac (Trajneri i Bayern)
Atmosfera që do të krijohet në stadium do të luajë padyshim një rol të rëndësishëm në këtë ndeshje. Megjithatë, lojtarët e mi nuk janë ‘të huaj’ në takime të tilla të mëdha, ndaj besoj se mund ta ndëshkojmë kundërshtarin. Mendoj se u shortuam me skuadrën më të fortë të mundshme. Liverpool-i është ndër skuadrat më të mira të këtij kompeticioni. Por emri ynë mbetet shumë i madh ndaj e di që do të tregojnë respekt ndaj nesh. Dëshira jonë është që të përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje. Në sfida të tilla si kjo e sotmja, 100%-shi nuk mjafton. Duhet të luajmë sfidën më të mirë të sezonit në mënyrë që të marrim një rezultat që mund të na vlejë. Në fushën e tyre ata janë thuajse të pamposhtur. Lojtarët do të përjetojnë emocione të jashtëzakonshme, por pikërisht për të përjetuar këto momente ata u bënë futbollistë. Ky takim vlen jo pak për fatet e sezonit tonë. Nëse duam që të vazhdojmë më tej, duhet t’i befasojmë të gjithë dhe të bëjmë atë që shumë njerëz e quajnë të pamundur.

niko kovac

Thiago Alcantara (Mesfushor i Bayern)
Është një takim qe mezi e kemi pritur. Ne jetojmë për ndeshje të tilla ndaj besoj se do të jetë një spektakël i vërtetë. Duhet të jemi të përqëndruar për të mos u lënë asnjë hapësirë dhe të mos nënvlerësojmë asnjë moment të takimit. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer që mund të bëjnë diferencën, njëjtë si ne, ndaj duhet të lexojmë mirë çdo situatë që do të ndodhë në fushë, në mënyrë që të menaxhojmë ndeshjen ashtu si ne dëshirojmë. Kemi besim se mund të marrim një rezultat, pavarëisht se shumë nuk na cilësojnë si favoritë.

 default