Liverpool – Atletico Madrid, Klopp beson te përmbysja, Simeone te kualifikimi!

Sport

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid
“ Uroj që ndeshja të luhet me tifozë, sepse në të kundërt nuk do të ishte e drejtë për Liverpoolin. Do të luajmë ndaj një kundërshtari të një niveli shumë të lartë. Ata e kanë treguar këtë që nga ardhja e Jurgen Klopp këtu. Nuk kam qenë kurrë në Anfield, as si lojtar,as si trajner. Nuk e kam pasur shansin të luaj në këtë stadium të mrekullueshëm me kaq shumë histori. Do të na duhet të vuajnë në momente të caktuara, por sigurisht që do të kemi edhe ne mundësitë tona. E keni parë se çfarë kemi qenë të aftë të bëjmë në këto 8 vite dhe këtë do mundohemi ta tregojmë përsëri në këtë përballje. Eksperienca sigurisht që është e rëndësishme, por gabimet mund të përsëriten. Nëse e çojmë ndeshjen aty ku duam ne, sigurisht që do e kemi mundësinë për t’i ndëshkuar”.

Thomas Partey, lojtari i Atletico Madrid
“Liverpool këtë sezon po bën mjaft mirë. E dimë se në këtë ndeshje do të jetë shumë e komplikuar për të dyja palët. Ne e kemi studiuar kundërshtarin, e kemi analizuar në detaje dhe jemi të përgatitur. Presioni do të jetë I madh, prandaj duhet te jemi 100% të përqendruar që nga minuta e parë e deri në të fundit. Të luash në këtë stadium është mjaft e vështirë dhe këtë e dimë. Jemi të bindur dhe të qartë se cila është detyra jonë në fushën e lojës. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të luajmë si skuadër. Kjo është një ëndërr e imja të luaj përballë Liverpoolit në Anfield. Uroj ta mbaj mend gjithmonë në karrierën time këtë moment”.

Jurgen Klopp, trajner i Liverpool
“Tifozët do të jenë një avantazh I madh për ne. Duhet të bëjmë një performancë të mirë në fushë në të gjitha drejtimet. Në këtë sfidë duhet të tregojmë se çfarë mësuam nga ndeshja e parë. Kjo është një mundësi që ne të tregojmë se vërtetë duam të shkojmë në raundin tjetër. Patjetër që do të jenë shumë mundësi për ne, por mos të harrojmë që do të përballemi me një kundërshtar që ka mjaft kualitet. Në 90 minutëshin e parë u përballëm, ndoshta me skuadrën më të mirë në botë përsa I përket aspektit mbrojtës. Kemi mësuar mjaft detaje nga takimi I parë I luajtur në Madrid. Kemi pasur 3 javë kohë në mënyrë që të përgatitemi për këtë sfidë. Mendoj se është mjaftueshëm. Ajo që kemi nevojëp ër të bërë ndryshe, duhet të gjuajmë më shumë drejt portës.”.

Andrew Robertson, mbrojtës i Liverpool
“Ky është një kompeticion me eliminim. Nese nuk je në mbrëmjen më të mirë, atëherë del nga gara. E dimë se sonte në mbrëmje mund të eliminohemi, por ne do të shohim anën tjetër dhe do të mendojmë me pozitivitet. Nëse luajmë ashtu sikurse dimë ne të luajmë, mund të fitojmë ndaj çdo skuadre. Na duhet të jemi në më të mirën tonë për të kaluar këtë kundërshtar. Do të jetë një ndeshje si jetë a vdekje për ne. Dëshira jonë është të shkojmë në 8 më të mirat e Europës. Në sfidën e parë nuk kemi bërë asnjë gjuajtje në portë dhe nëse kjo përsëritet sonte, atëherë jemi jashtë. Më e mira për ne është të mbajmë portën të paprekur, për t’I dhënë vetes sonë shansin e të shkuarit në fazën tjetër.