Liverpool 4-2 Hoffenheim, të kuqtë i rikthehen Evropës me plot gola

Sport

LIVERPLOHO

Liverpooli rikthehet në arenën Evropiane dhe do të jetë atje ku i takon, në UEFA Champions League. Në sfidën e kthimit të vlefshme për fazën “Play-Off”, 5 herë kampionët shpartalluan në vetëm 21 minuta lojë gjermanët e Hoffenheimit. 3 gola mbajtën firmat e Emre Can, Momo Salah dhe sërish Can. Festa në Anfield ishte e jashtëzakonshme. Takimi i parë qe fituar 2-1, por kjo s’i ndaloi të kuqtë të luanin me kapacitet të plotë. Jurgen Klopp e ka kthyer skuadrën në një arsenal atletësh ku Salah, Mane dhe i riu Alexander-Arnold dhanë leksione sprinti. Për gjermanët Mark Uth shënoi një gol ngushëllimi që e mbylli pjesën e parë me shifrat 3-1. Edhe pse ishte një gol që nuk prishte shumë punë, Klopp nuk e përtypi gafën në mbrojtje. Eshtë thënë shpesh që mbrojtja më e mirë është sulmi dhe pikërisht këtë gjë kërkoi Klopp në pjesën e dytë dhe e arriti fare mirë me anë të përqendrimit të duhur që shfaqën lojtarët e tij. Henderson rrëmbeu një top në minutën e 63-të dhe shërbeu Firminon, i cili realizoi golin e katërt. Me këtë rezultat kualifikimi qe garantuar. Liverpooli i dha hapësirë zëvendësimeve. Por Hoffenheim sidoqoftë nuk hoqi dorë nga së paku një tjetër realizim, që mbajti emrin e Wagner dhe rezultati përfundimtar ishte 4-2, rezultat që e rikthen Liverpoolin në Champions League pas 3 vitesh mungesë.