Lista Forbes e 100 sportistëve që përfituan më shumë, Mayweather i rikthehet kreut

Sport

floyd

Sporti vazhdon të tërheqë botën e biznesit dhe përfitimet e majme të sportistëve janë një rubrikë më vete për prestigjiozen Forbes. Në listën e përpiluar së fundmi me 100 sportistët me të ardhurat më të majme spikasin lëvizje të ndryshme krahasuar me vitin e kaluar. Kështu Floyd “Manny” Mayweather është rikthyer ta kryesojë këtë listë falë arkëtimit të plot 285 milionë dollarëve gjatë përballjes me Connor McGregorin gushtin e vitit që shkoi. Sipas revistës, përballja në fjalë gjeneroi plot 400 milionë dollarë dhe 99 prej tyre shkuan në llogaritë e irlandezit, i cili në listën Forbes është renditur i katërti, pas Messit dhe Ronaldos.

messi ron

Pikërisht dy yjet e futbollit janë emrat që mbeten vazhdimisht në këto nivele, por duhet thënë se Ronaldo ka zbritur nga vendi i parë dhe me 108 milionë të arkëtuara, është i treti pas argjentinasit, i cili ka gjeneruar 3 milionë më shumë. Nga analiza e Forbes spikat fakti se 100 atletë kanë gjeneruar vitin që shkoi 3.8 miliardë dollarë ndërsa në listë nuk figuron asnjë femër dhe pjesa më e madhe janë basketbollistë. Sipas Forbes prezenca më e shumtë e këtij zhaneri vjen prej faktit se NBA i ka rritur vazhdimisht pagat që pas kontratës 24 miliardë dollarësh për të drejtat televizive, ndërsa nga ana tjetër fakti se Serena Williams nuk u angazhua për pjesën më të madhe të vitit pasi ishte shtatzënë, e nxori atë nga kjo listë.