Është pak të thuhet se aventura e Lionel Messit me Inter Miami ka nisur në mënyrë të shkëlqyer. Përveçse shënoi në debutim, falë një kryevepre me goditje dënimi, Messi, ka dhuruar spektakël edhe të martën mbrëma, në atë që ishte edhe ndeshja e tij e parë si titullar në kampionatin amerikan.
Miami luajti ndaj Atlanta United sfidë e vlefshme për Kupën e Ligës dhe fitoi me rezultatin e thellë 4-0, ku Messi koutribuoi në 3 gola të skuadrës, duke shënuar dy, e duke asistuar një tjetër.
36 vjeçari është konfirmuar gjithashtu edhe kapiten i skuadrës, e në rolin e liderit, e ka udhëhequr ekipin e tij drejt suksesit.
Në të 78-tën, trajneri Gerardo Martino vendosi ta zëvendësonte, ndërsa i gjithë stadiumi, u ngrit në këmbë, duke përcjellë mes duartrokitje 7 herë fituesin e Topit të Artë, atë që konsiderohet nga një masë mjaft e gjerë, si lojtari më i mirë që ka parë ndonjëherë historinë e topkëmbës.
Ajo që vihet re në fushën e lojës përgjatë dy ndeshjeve të para, është gjithashtu një kimi mjaft e mirë edhe me futbollistët e tjerë në tapetin e blerë, duke krijuar idenë se Messi është pjesë e Inter Miami prej një kohe të gjatë.
Më tej, kjo ishte ndeshja e parë si titullar edhe për ish-lojtarin tjetër të Barcelonës, Sergio Busquets, i cili ka nisur ka nisur të bashkëpunojë menjëherë me Messin. Këtu mjafton të përmendim faktin se ishte pikërisht mesfushori ai që asistoi ndaj argjentinasit në golin e parë.