Lionel Messi mund të rinovojë kontratën me PSG. 7 herë fituesi i Topit të Artë është në muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me klubin francez, por në një të ardhme të afërt, mundësia është mjaft e madhe që palët të konfirmojnë bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon.
Këto janë raportimet që vijnë nga mediat ndërkombëtare. Shkëndija e parë pozitive mes lojtarit dhe klubit ka ndodhur përpara fillimit të Kupës së Botës, mirëpo atëherë, Messi preferoi të përqendrohej më tepër në eksperiencën me ekipin kombëtar dhe të ardhmen me klubin parizien ta merrte në shqyrtim në pjesën e dytë të sezonit.
E mesa duket, kështu po ndodh. Gjatë kësaj kohe, e ardhmja e 35 vjeçarit është komentuar gjithashtu larg Parisit dhe është lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo edhe me Arabinë Sadite. Sidoqoftë, asgjë e papritur nuk do të ndodhë, por Messi do mbetet pjesë e PSG. Ai u bashkua me gjigantët e Ligue 1 ne verën e 2021-shit me parametra zero. Kontrata e tij fillestare në “Parc des Princes” ishte për dy sezone, teksa tashmë, Messi po bëhet gati edhe për një të tretë.